Shtohen kontrollet në sezonin veror, mijëra gjoba dhe 22 shoferë në pranga

Në kuadër të masave mbrojtëse gjatë sezonit veror policia  rrugore nëpër qytete është në një aksion për ndëshkimin e shoferëve të pabindur.

Policia Rrugore e Fierit bën me dije se në kuadër të kontrolleve janë hequr 13 leje drejtimi dhe janë vendosur 3341 masa administrative, nga të cilat 225 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 905 masa për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme dhe 2211 masa për shkelje të tjera të ndryshme të Kodit Rrugor.

Gjithashtu, gjatë muajit maj janë arrestuar në flagrancë 22 drejtues mjetesh, nga të cilët 13 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 9 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.