Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në përparimin e lirive themelore të njeriut

Ambasada e SHBA-së, në Tiranë ka postuar një mesazh me rastin e 10 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtre të të Drejtave të Njeriut
Postimi i plotë:
Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmojnë angazhimin e tyre për ruajtjen e të drejtave dhe lirive themelore që ne të gjithë çmojmë. Qeverisja që mbështet dinjitetin e të gjithë njerëzve e bën botën më të qëndrueshme, më të zhvilluar dhe të sigurt. Në Ditën e të Drejtave të Njeriut dhe çdo ditë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të angazhuara në përparimin e këtyre lirive themelore.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.