Shtatzënat nuk vaksinohen/ Mjekët: Frika nga Covid ka ndikuar në uljen e lindjeve

Vaksinimi i grave shtatzëna ndaj Covid-19 mbetet ende sfidë. Frika për pasojat që mund të sjellë tek nëna, por edhe fëmija, stepin këtë target grup që të imunizohet nga Covid-19.

Këtë fakt e pranojnë edhe vetë mjekët gjinekologë, të cilët përballen çdo ditë me fenomenin.

Shqetësues mbetet fakti se shumë nëna me Covid, pas rëndimit të gjendjes së tyre, kanë ndërprere shtatzënitë.

E duket se pikëpyetjet kanë ndikuar negativisht edhe në planifikimet për të sjellë në jetë fëmijë.

Referuar statistikave, viti 2021 ka ulur numrin e lindjeve.

Një përqindje shumë e vogël e grave shtatzëna janë imunizuar në rang vendi, ndërkohë që mjekët thonë se përpara se të marrin dozat e vaksinës duhet të konsultohen me mjekun gjinekolog.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.