7 të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet 

Shtatë persona janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale në Tiranë.

Bëhet e ditur se është ndaluar një 26-vjeçar me iniciale B. H. i shpallur në kërkim.

I riu, më 18 mars, ka qëlluar në ajër me armë zjarri, duke kanosur një 18-vjeçar me iniciale A. P. Më pas ai është ndihmuar nga një shok që të largohet. Ngjarja ka ndodhur në periferi të kryeqytetit, Babrru.

Ndërsa Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar kanë kapur E. Ç., 32 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, sepse me anë të mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës, në një studio ligjore, ka përvetësuar shuma parash ndaj klientëve.

Në pranga është vënë edhe J. D., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, E. Z., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.

Kurse, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan A. M., 45 vjeç, A. G., 59 vjeç dhe B. K., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Njoftohet gjithashtu se dje është vetëhedhur nga kati i shtatë i pallatit ku banonte një 86-vjeçar. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa i moshuari ka ndërruar jetë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.