Shqiptarja që vrau një 7-vjeçare shpallet e pafajshme. Gjykata: Është me probleme mendore

Shqiptarja Eltiona Skana, e cila qëlloi për vdekje me thikë një vajzë 7-vjeçare, është shpallur e pafajshme nga gjykata.

Gjykata ka nxjerrë disa detaje nga e shkuara e Skanës. Shqiptarja, e cila emigroi në Mbretërinë e Bashkuar me familjen e saj në vitin 2014, ka një historik të sëmundjes mendore nga e cila vuan.

Në vitin 2017, Skana ka goditur me thikë nënën e saj si dhe motrën në një tjetër rast. U tha se shqiptarja ka qenë e shtruar në spitalet psikiatrike tre herë.

Nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar deri më 11 mars, e pandehura nuk kishte kontakte me punonjësit e spitalit psikiatrik. Kur policia kontrolloi banesën e saj, gjetën një sasi të madhe ilaçesh, që mendohet se janë marrë për të përmirësuar shëndetin e saj mendor.

Gjatë seancave të mëparshme gjyqësore ajo u shpreh se vajza e vogël tentoi ta vriste e para, duke shtuar se kjo ishte edhe arsyeja që e shtyu të ndërmarrë aktin e rëndë.

Skana, 30 vjeçe, ka qenë e ulur në një stol në park, kur papritur është ngritur në këmbë dhe ka kapur vajzën e vogël e më pas ia ka prerë fytin me thikë.

Skana më herët e ka pranuar vrasjen, por më vonë e mohoi ngjarjen e rëndë. Ajo më vonë u vlerësua nga një psikiatër, i cili tha se ajo kishte një skizofreni ‘jo shumë të mirë’ dhe paranojake”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.