BRUKSEL/ Shqiptarët protestojnë para ambasadës
Vrasja e Klodian Rashës nga një efektiv policie në Tiranë, ka ndezur protesta në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Shqiptarët duket se e kanë përvetësuar këtë kauzë mjaft të rëndësishme, ku një i ri humbi jetën nga forcat e policisë në kryeqytetin shqiptar.
Kështu, shqiptarët në Belgjikë janë mbledhur përpara ambasadës shqiptare në Bruksel dhe kanë protestuar për vrasjen e 25-vjeçarit. Ata mbanin në duar flamuj shqiptarë, nën thirrjet: “Drejtësi për Klodianin”, “Poshtë diktatura” etj.
Sorry, the comment form is closed at this time.