Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për dy vitet e ardhshme

Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për vitet 2022-2023, duke u mbështetur nga 175 vende anëtare të OKB. Në votim morën pjesë 190 vende.

Më herët ministrja Xhacka u shpreh se zgjedhja e Shqipërisë si vend anëtar i Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, me statusin e anëtarit jo të përhershëm, është një mundësi e jashtëzakonshme.

“…për Shqipërinë vlen të thuhet që është një mundësi e jashtëzakonshme, patjetër prestigj për politikën e jashtme dhe për diplomacinë e saj por edhe një mundësi e jashtëzakonshme për të thelluar bashkëpunimin me partnerët dhe aleatët me të cilët ndajmë vlera dhe parime të njëjta, por edhe për të zgjeruar aktivitetin diplomatik të Shqipërisë përtej atyre kufijve që kemi pasur deri më sot, sigurisht të diktuara nga një agjendë që është shumë e madhe për të thënë globale sa i takon paqes dhe sigurisë në Këshillin e sigurimit…”, tha ajo një ditë më parë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.