Tre tërmete godasin Shqipërinë pas mesnate. Ja ku ishin epiqendrat

Pak orë pas mesnatës, vendi ynë është goditur nga 3 tërmete të njëpasnjëshme në veri.

Tërmeti që është ndjerë më shumë, raportohet të ketë qenë me epiqendër Shkodrën, 28 km në veri, ku sipas të dhënave të këtij Instituti shkalla e lëkundjes ka qenë me magnitudën 4.

Dy të tjerët, konkretisht me magnitudë 3.4 dhe 2.1 kanë qenë me epiqendër në veri-lindje të Koplikut.

Deri tani, nuk ka informacione për dëme në njerëz apo materiale në zonat ku është ndjerë lëkundjet e tërmetit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.