Shqipëri-Serbi, promovim potencialeve turistike në të dy vendet

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro priti në një takim Tatjana Matić, ministre e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, me të cilën u dakordësuan mbi bashkëpunime konkrete dhe promovimin e potencialeve turistike në të dy vendet.

Kumbaro tha se se “60 mijë turistë serbë vizituan Shqipërinë në vitin 2019 dhe mbi 100 mijë në vitin 2021, të cilët kanë përcjellë përvojën e mikpritjes turistike shqiptare duke garantuar kështu vazhdimësinë e flukseve turistike prej Serbisë”.

Ministrja Kumbaro dhe Matić ranë dakord që t’i shtojmë përpjekjet në evente të përbashkëta për të nxjerrë në pah vlerat më të mira, për të mundur paragjykimet.

“Do të krijojmë një tjetër urë komunikimi në rajonin tonë të ndarë në vende të vogla që kanë nevojë të zgjerojnë tregjet turistike. Turizmi është pa diskutim historia më e bukur e suksesit që kemi, e cila siguron rritje ekonomike dhe zhvillim. Prandaj u angazhuam për bashkëpunim e punë konkrete”, tha Kumbaro.

Ministrja serbe Matić ndodhet në Tiranë në kuadër të kornizës së konferencës e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal – RCC.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.