Shqiparët, të dytët për refuzimet e hyrjes në BE gjatë vitit 2020

Një tjetër ”rekord” është arritur nga shqiptarët gjatë 2020.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Radio Europa e Lirë, shtetasit shqiptarë renditet të dytët pas ukrainasve, për refuzimet e hyrjes në BE gjatë vitit 2020.

Nga tabela e publikuar vërehet se 13 315 personave që kanë kërkuar leje u është refuzuar hyrja në Bashkimin Evropian. 

Ndërkohë, Ukraina kryeson me 56 370 persona, ndërsa vendin e tretë e mban Moldavia.

Sa u përket shteteve që kanë refuzuar më shumë, nuk përmendim asnjë nga “superfuqitë” por vende si Hungaria, Polonia dhe Kroacia.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.