Shpërthim i fuqishëm në Universitetin “Epoka”, vetëm dëme materiale
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Universitetin privat ‘Epoka’ në Tiranë.
Raportohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Policia sqaron se ka qenë një bombul gazi e cila pasi ka rrjedhur nga marrë flakë.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
“Me datë 09.12.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Rinasit”, ka ndodhur një shpërthim në një godinë të një subjekti privat, konkretisht në kuzhinën e mencës, ku ka vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të shpërthimit”, njofton policia.
Sorry, the comment form is closed at this time.