Shpërblimi për fundvit/ ISSH tregon datat kur pensionistët do të marrin paratë

Pas vendimit të qeverisë për të dhënë shpërblim për pensionistët me rastin e festave të fundvitit, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka hartuar edhe një grafik se kur pensionistët mund ta tërheqin shumën prej 5 mijë lekë.
ISSH bën me dije se paratë do të mund të tërhiqen duke filluar nga data 22 dhjetor e në vijim. Të gjithë ata pensionistë që nuk do t’i tërheqin lekët brenda këtij muaji, do të mund t’i marrin gjatë janarit.
Në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-2 dhjetor;Në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 3-4 dhjetor;
Në datën 23 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7-8 dhjetor;
Në datën 24 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 9-10 dhjetor;
Në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11-14 dhjetor;
Në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 15-16 dhjetor;
Në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-18 dhjetor;

Në datat 29 – 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që nuk e kanë tërhequr pensionin në ditët e mëparshme të muajit;
Shpërblimet e patërhequra në dhjetor paguhen përgjatë ditëve në vazhdim, me paraqitjen e përfituesit në sportele.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.