Shkollat në Korçë nisin mësimin plotësues, ende mësues te pavaksinuar

Në këtë fillim shtatori institucionet arsimore në qarkun e Korçës kanë hapur dyert për rreth 9000 nxënës. Sipas informacioneve nga Drejtoria Arsimore vetëm 5500 prej tyre kanë vendosur të kthehen me dëshirën e tyre në bankat e shkollës për të ripërsëritur lëndët ndërsa pjesa tjetër ka zgjedhur fundin e shtatorit.

Ajo që vihet re në këtë fillim viti shkollor në Korçë është pikërisht vaksinimi i mësuesve të cilët vaksinimin e kanë lënë për një moment të dytë edhe pse ditëve të fundit u njoftua për vaksinim të detyruar për këtë kategori.

Një gjë të tillë e bën të ditur drejtori i zyrës vendore të arsimit parauniversitar Korçë Endri Pikuli i cili thotë se janë mbi 200 mësues në qytetin e Korçës ende të pavaksinuar. Mësues të pavaksinuar ka edhe në shkollat e tjera të qarkut, janë mbi 100 mësues në Maliq, 56 në Pogradec, 40 në Devoll dhe 15 mësues në Kolonjë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.