Shkodra në zi për Paulin Prekën, Ademi: Një kolos i artit shqiptar

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka ndarë dhimbjen e thellë të saj dhe veçanërisht të qytetarëve të saj për ndarjen nga jeta të një figure ikonike të humorit shqiptar dhe shkodran në veçanti, të Paulin Prekës.

“Zemra e Mjeshtrit të Madh të humorit shqiptar, Paulin Preka, pushoi së rrahuri sot. Është një lajm shumë i trishtueshëm për familjen, kolegët, miqtë e të njohur por edhe për artin shqiptar. Me një karrierë brilante në skenë dhe në ekran, Mjeshtri i Madh Paulin Preka ka krijuar një epokë, duke u rreshtuar ndër kolosët e artit shqiptar.

Edhe pse sot largohet fizikisht, na ka lënë trashëgim një pasuri të madhe shpirtërore, që do të vazhdojë ta mbajë mes nesh dhe brezave që do të vijnë. U prehsh në paqe Mjeshtër!” shkruan Ademi.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.