Shkarkimi i Hilës/ Kushtetuesja shfuqizon vendimin e Ramës

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dhe shfuqizuar vendimin e Qeverisë për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.

Në vendimin e publikuar nga Gjykata Kushtetuese thuhet se, është shkelur e drejta e Zef Hilës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar.

Kujtojmë se, në vitin 2019 Zef Hila u shkarkua pas djegies së KZAZ-së në Bushat. Asokohe, Hila u paraqit dhe në polici, ku tha se nuk ka pasur dijeni për çfarë do të ndodhte në KZAZ-në e Vaut të Dejës.

“Dija vetëm që do të bëhej protestë paqësore. Nuk kam dijeni për asgjë tjetër”, pati deklaruar ai.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin e tij dhe paralajmëroi të njëjtin fat për këdo që “do të përpiqej të pengonte zgjedhjet”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.