Shiti gjakun e dhuruar nga qytetarët në spitalin e Durrësit për 5 mijë lekë, procedohet mjeku 50-vjeçar

Lidhur me denoncimin e një mjeku të i Bankës së Gjakut në spitalin e Durrësit, i cili kundrejt pagesës 5000 lekë të rinj, ndihmon një paciente për të marrë shërbimin e transfuzionit të gjakut të dhuruar nga qytetarë të ndryshëm, policia bën me dije se janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. Q., 50 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Durrës.

Mjeku ishte me detyrë Teknik gjaku, në spitalin rajonal të Durrësit, ndërsa akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe A. S., 45 vjeçe, banues në lagjen nr. 17, Durrës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të paligjshmërive të ndryshme, si dhe i siguron ata se strukturat vendore dhe qendrore të Policisë, do të reagojnë menjëherë me qëllim nxjerrjen e autorëve, përpara përgjegjësisë ligjore”, njofton policia.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.