Covid-19/ Tjetër rekord: 15 të vdekur dhe 1089 raste të reja

1089 raste të reja dhe 15 humbje jete janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Janë kryer 4270 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1089 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

403 raste në Tiranë, 59 në Durrës, 56 në Lushnje, 52 në Fier, 42 në Vlorë, 39 në Lezhë, 36 në Sarandë, 35 në Elbasan, 33 në Krujë, 31 në Kuçovë, 26 në Shkodër, 25 në Berat, nga 23 raste në Kurbin, Korçë, 21 në Kukës, 18 në Kamëz, 16 në Librazhd, 13 në Gjirokastër, 11 në Kavajë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Mirditë, Përmet, Ura Vajgurore, Bulqizë, Gramsh, nga 7 raste në Mat, Tepelenë, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 5 në Dibër, nga 4 raste në Pukë, Pogradec, Patos, 3 në Has, nga 2 raste në Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Devoll, Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Himarë, Memaliaj, Finiq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 676 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,219 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht, në 4 spitalet COVID, po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19 në spitalet COVID: 10 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, të moshave 34 -86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të.

Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për Covid-19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (5 shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1089

Të shëruar në 24 orë 676

Të shtruar në spitale 423

Humbje jete në 24 orë 15

Testime ditore 4270

Testime totale 377,402

Raste pozitive 83,082

Raste të shëruara 50,219

Raste Aktive 31,430

Humbje jete 1433

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 17910

Fier 2692

Durrës 1730

Shkodër 1546

Vlorë 1544

Elbasan 1418

Lezhë 1091

Berat 972

Korçë 964

Gjirokastër 677

Kukës 478

Dibër 408

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.