Sherr adoleshentësh, procedohet 13-vjeçari

Një 13-vjeçar, banues në Pogradec, u procedua për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 13-vjeçar, banues në Pogradec, për veprën penale ‘Plagosja e lehtë me dashje’, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.