Shëngjin/ Festivali i muzikës elektronike krijon trafik dhe kaos

Kaos dhe trafik kilometrik nga hyrja e Shëngjinit deri në zonën e “Ranës së Hedhun” nga interesi për të ndjekur festivalin e muzikës elektronike UNUM.

Të lodhur nga pandemia dhe të gëzuar që numri i infektimeve u ul në mënyrë drastike duke sjellë heqjen e kufizimeve të forta, një numër i lartë qytetarësh janë drejtuar mbrëmjen e sotme për në zonën turistike për t’u dëfryer. Kjo ka shkaktuar radhë të gjata.

Mësohet se është krijuar më shumë se 6 km trafik nga hyrja e Shëngjinit për te “Rana e Hedhun”.

Festivali do të zgjasë deri të martën.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.