Shembja e Teatrit Kombëtar, Kokona: Nuk kishte vlera kulturore

Ka nisur që prej paradites seanca e tretë në Gjykatën Kushtetuese, ku po diskutohet mbi shembjen e Teatrit Kombëtar, si dhe vendimin e këshillit bashkiak të Tiranës që i dha vulën përfundimtare shembjes së godinës historike në zemër të kryeqytetit.

Gjykata zgjeroi dje objektin e hetimit, mbi vendimin e Këshillit Bashkiak, ndërsa sot pritet që të vendoset dhe për kërkesën tjetër të presidencës, që të pezullohet çdo lloj punimi mbi truallin ku ishte i vendosur Teatri Kombëtar.

Në fjalën e saj në seancë, përfaqësuesja ligjore e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona ka theksuar se nuk mund të vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese nga Presidenti i Republikës për një pronë, pasi nuk është në objektin e juridiksionit të saj.

Kjo çështje sipas Kokonës gjykohet nga Gjykata e Faktit.

Në fjalën e saj Kokona theksoi se gjyqtarët kushtetues nuk mund të vlerësojnë nëse një godinë mbart vlera kulturore dhe se është UNESCO që e bën një gjë të tiilë. Për sa kohë që teatri nuk ka qenë monument kulture nuk ka asnjë shkelje ligjore sipas saj.

“Në fakt kur po dëgjoja rethanat e treguara nga relatorja, akoma më shumë u binda se kjo që po them është e vërtetë. Rrethanat e treguara nga relatorja i përkisnin një gjykimi kushtetues. Rrethanat mbi të cilat bazohej kërkesa, janë në fakt aspak të denja për një gjykata kushtetuese, aspak të denja për një insitucion ëpr të cilin ligjvënësi kushtetues e ka veshur me një përgjegjësi që është përgjegjësia e mbajturit lar të gjykimit kushtetues.

A mundet gjykata kushtetuese të vihet në lëvizje nga Presidenti i Republikës për një pronë? A mundet GJK të marë në shqyrtim një çështje të cilën tashmë, me praktikë të konsoloduar, gjykatat e faktit i marrin nën shqyrtim. Gjykatat e Faktit marrin nën shqyrtim vendimet e Këshillave Bashkiak. Gjykatat e faktit marrin nën shqyrtim aktet e karakterit individual.

Fakti i qartë ligjor i bazuar në legjislacionin në fuqi është absolutisht i qartë për të gjithë, përfshirë edhe presidentin, përfshirë edhe të gjitha palët në proces.
Godina e Teatrit Kombëtar nuk ka pasur vlerë kulturore. Pronat të cilat mbartin vlerë kulturore vihen shpesh në statuse specifike që ndahen në statuse dikur monument kulture apo në zona të mbrojtura apo në asamble të caktuar muzeale apo në mbrojtje paraprake. Në çdo rast është vlera kulturore që duhet të identifikohet nga institucionet e specializuara, jo nga presidenti, jo nga ndonjë gjykatë, por nga UNESCO, nuk ka gjykata që të mblidhen e të thonë që objekte të caktuara të kenë vlerë kulturore.

Institucionet artdashëse, institucionet që mbartin vlera të mëdha qytetare, nuk mbartin rol publik. As në përcaktimin e listës së vlerave të një shteti, as në përcaktimin e vlerave kulturore botërore sepse kjo fushë është përcaktuar në mënyrë eskluzive, i detikohet një procedure specifike dhe entiteteve specifike. Është fakt që institucionet publike shqiptare prej vitit 2000 kanë analizuar jo vetëm Teatrin Kombëtar, por një seri godinash që mund të mbartin vlera kulturore dhe në mënyrë konstate insitucionet e specializuara të trashëgimisë kulturore, të cilat unë mendoj se është e vështirë që çdo qytetar të gjykojë, apo një gjyqtar kushtetues të gjykojë nëse kanë zbatuar drejtë mënyrën se si caktohen vlerat kulturore.

Kjo gjykatë ka rolin e vështirë, të mundet të mbledhë me qiri, të mund të mbledhë fakte, të mund të mbledhë parametra teknik për të identifikaur diçka që jashtë mënyrës së saj të vlerësimit.

Në vite asnjëherë nuk i është dhënë statusi monument kulture”, ka deklaruar Kokona.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.