“Shëmbëlltyrë e solidaritetit shqiptar”, Rama jep një tjetër lajm të mirë (Video)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga lagjja e re në Vaqarr me shtëpitë për familjet e prekura nga tërmeti, lagje e cila po ndërtohet me kontributin e përbashkët të qeverisë shqiptare dhe Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, i cili mblodhi kontributin e shqiptarëve.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë shëmbëlltyrë kuptimplotë të solidaritetit shqiptar e të bashkëpunimit me ‘Fundjavën Ndryshe’, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Në kantierin e rindërtimit në Vaqar punimet kanë ecur me ritme të larta. 20 banesa të Vaqarrit janë ndërtuar me kontributin e fondacionit “Fundjavë ndryshe” dhe do t’u dorëzohen të mobiluara banorëve.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.