Shehu: Shifrat e Covid janë tragjike, realiteti po fshihet qëllimisht

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputet i PD, Tritan Shehu i ka cilësuar tragjike shifrat e fundit të Covid-19.

Ai thekson se numri i vdekjeve është i lart dhe se ka një tendencë të frikshme të uljes së moshës.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se ka lënë në mëshirë shqiptarët, teksa shkruan se në të vërtetë numri është më i lartë dhe se realiteti po fshihet.

“Covid, jemi perpara nje krimi: Ndersa shqiptaret po vdesin ne shumice, kjo Qeveri vazhdon ne pa pergjegjeshmerine e pa aftesine e saj, ky eshte krim! Indekset Covid te ketyre diteve, (flas vetem per shifrat zyrtare), jane tragjike:

1-Gjate kesaj periudhe mezatarisht jemi ne 10 vdekje ne dite, me nje tendence te frikeshme te uljes se moshes.

Pra jemi ne 3,5 vdekje per 1 milion banore.

Italia aktualisht eshte mezatarisht ne 0,6 vdekje per 1 milion banore.

2-Ne Shqiperi kryhen mezatarisht 3500 testime pra 1200 per 1 milion banore.

Ne Itali kryhen mbi 500 mije testime ose afer 8 mije per 1 milion banore.

3-Ne Shqiperi diagnostikohen pozitive reth 550 ne dite, me nje pozitivitet 16%.

Ne Itali diagnostikohen reth 2700 raste te reja ne dite me nje pozitivitet 0,5%.

Dhe te jeni te bindur se ne te vertete keto shifra per neve jane disa here me te larta, ashtu sic dolen numrat e vdekshmerise, qe kapercyen 16 mije, sepse:

a) Realiteti po fshihet qellimisht, qofte duke mos raportuar semundjen baze, por komplikacionet dhe kjo eshte veper penale.

b) Nga pa mundesia e sherbimit paresor per te ndjekur ambulatorisht.

c) Nga shtrimet “ilegale” ne spitalet periferike akoma te bllokuara, me pasoje dhe mos deklarimin e diagnozes se vertete te fataliteteve.

d) Nga numri shume i vogel i testimeve, ku dhe vete pozitiviteti i tyre i raportuar flet per gjendje katastrofale etj.

Kjo sepse shqiptaret jane lene ne meshire te fatit nga ky Kryeminister e Qeveri:

— Persa i takon masave te pergjitheshme anti Covid, duke filluar me sistemin paresor, spitalorin, reanimacionet politikat absurde te testimeve etj.

—Persa i takon vaksinimit ku ne renditemi shume nen mezataren boterore me 31,5 persona te vaksinuar plotesisht per 100 banore.

Dhe me shumicen e tyre keta me vaksina kineze apo ruse te pa certifikuara.

Nderkohe qe Italia ka arritur ne 83% te te vaksinuarve plotesisht.

—Per mos fillimin e vaksinimit me vaksina reale te atyre qu u jane aplikuar ato te pa certifikuarat.

—Per asnje mase te mare per uljen e moshes te te vaksinuarve.

—Per mos fillimin e dozes se trete.

Nqs deri tashti kemi kaluar 16000 humbje jete, te jeni te bindur se po u vazhdua keshtu kjo shifer ne muajt qe vijne do te jete shume me larte.”, shkruan ai.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.