Shehu: Personeli mjekësor të vaksinohet brenda 15 janarit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka kërkuar që vaksinimi anti-COVID për personelin mjekësor të fillojë sa më parë, në mënyrë që të shpëtohen jetët e mjekëve.

“Mbrojtja dhe fillimi i vaksinimit COVID të personelit brenda 15 Janarit, domosdoshmëri! Mbrojtja e personelit nuk sigurohet me dhënin e dy maskave në javë mjekut të familjes, me mungesat e medha në spitale, me amullinë e plotë organizative në institucione, me mungesën e testimeve për personelin e pacientet, etj, etj. Një situate e tillë tejet e vështirë për këtë personel të devotshëm, jep efekte tragjike dhe mbi shëndetin e jetën e qytetarëve duke imponuar:
1-Fillimin e vaksinimit të personelit shëndetesor brenda 15 Janarit, si kudo ne Evropë;
2-Marjen e masave mbrojtese në sistem, përfshirë dhe testimin e plotë të personelit e pacientëve”, shkruan Shehu.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.