Shehi: Vllaznia është shtëpia ime, rikthehem për titullin kampion

Mbrojtësi Dajan Shehi është rikthyer sërish të veshë fanellën e Vllaznisë. Lojtari ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare të klubit, i cili ka folur për rikthimin e tij te kuqeblutë.

Gjithashtu Shehi ka theksuar se do japi maksimumin në fushë, ndërsa për tifozët theksoi se janë më të mirën në Shqipëri.

Rikthimi te Vllaznia? Vllaznia është shtëpia ime e dytë dhe normalisht un këtu kam kaluar 2 vite të mira. Ishte dëshirë e përbashkët, si nga stafi, drejtuesit që un të rikthehesha. Mendoj se kam bërë një lëvizje të mirë dhe shpresoj të jap maksimumin. Falenderoj stafin teknik, presidencën për besimin që më dhanë të rikthehem sërish te Vllaznia.

Ndryshimi i skuadrës? Boshti i ekipit është, ka hyrje dhe dalje si në çdo merkato, kam besimin se stafi po bën punën e duhur. Do japim maksimumin dhe synimet tona janë gjithmonë për të kapur majat.

Conference League? Dihet se përballë kemi një kundërshtarë të fortë dhe rumunët janë të tillë, kanë një buxhet të mirë, por në bëjmë më të mirën për të dalë më kokën lart. Shpresojmë të kualifikohemi për më tej.

Objektivi? Sigurisht rikthehet për titullin kampion, sepse synimet e Vllazninsë janë gjithmonë të kapim kupat e europës, të dalim kampion apo të fitojmë Kupën. Ishalla me ndihmën e zotit dalim kampion.

Tifozët? Do bëj më të mirën në fushën e lojës çdo herë që do luaj. Tifozët shkodranë janë më të mirën.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.