SHBA ultimatum Bashës për Berishën në Parlament, Adi Krasta sulmon Yuri Kim

Ultimatumi që ambasadorja Yuri Kim i dha Lulzim Basha në selinë blu para pak ditësh për të mos lejuar që Sali Berisha të hyjë në parlament në shtator, i cili është shpallur ‘non grata’ nga SHBA, ka bërë që televizioni i familjes Berisha të nxjerrë njerëzit në sulm ndaj diplomates. Gazetari dhe moderatori Adi Krasta me një postim në “Twitter” e cilëson Yuri Kim si një diplomate të dobët.

“Madame AmbassAdor-Jeni një diplomate e dobët. Zhvlerësimi i ambasadoreve të huaj në Shqipëri është i pandalshëm. Për herë të parë shqiptaret janë të pafajshëm”, shkruan Krasta. 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Sali Berishën në parlament në muajin shtator dhe diplomatja amerikane, Yuri Kim i kërkoi Bashës që të distancohet nga ai, por nga ana e kryedemokratit ka pasur vetëm heshtje për këtë çështje.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.