Berisha: Rama, viskoz. Po të dojë të marrë dhe Bashën në debat

Në “A Show”, Berisha tha se e fton Ramën në debat televiziv dhe po të dojë ai le të marrë edhe Lulzim Bashën.

Berisha theksoi më tej se Edi Rama është i papërshtatshëm psikologjikisht për detyrën e kryeministrit.

“Ramën e ftoj në debat, të marrë edhe Lul Bashën. Thotë ai ky është 77 vjeç. Le të vijë dhe të bëjmë një debat, i cili do të vlerësohet në çdo aspekt. Ai nuk guxon të përballet me mua. Debatin unë e bëj për qytetarët. Ai është viskoz, si një 90-vjeçar. Viskoziteti i tij është i frikshëm. Proceset e tij trunore kanë një ngadalësi në momente të caktuara, janë të mëdha. Në shumë ai drejtime nuk është psikologjikisht i përshtatshëm për atë detyrë”, u shpreh Berisha.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.