Sërish akte dhune në Tiranë, protestuesit sulmojnë Policinë dhe institucionet

Qytetarët e Tiranës kanë dalë sërish sot në protestë për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv i policisë dhe kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Qindra qytetarë janë mbledhur para godinës së Ministrisë së Brendshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe tek Kryeministria.

Ata bëjnë thirrje “Poshtë diktatura”, “Drejtësi për Klodianin”, “Unë jam Klodiani”, por dhe sharje dhe fyerje kundër drejtuesve të shtetit.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka marrë masa dhe rrethuar të gjithë perimetrin e godinave që u sulmuan një ditë më parë, Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë.

Protesta po zhvillohen edhe në qytetet e tjera të vendit, ku të rinjtë kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat ka reaguar dhe Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se drejtësia duhet të thotë fjalën e saj dhe se polici tashmë është në duke u hetuar për një “vrasje të pashpjegueshme”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.