Serbët qëllojnë me armë, reagon policia e Kosovës

Situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar më tej mbrëmjen e së dielës.

Policia kosovare raporton se, gjatë mbrëmjes, në veri të vendit ka patur të shtëna me armë drejt forcave të policisë, por që fatmirësisht nuk shkaktuan dëme.

Disa prej të shtënave ishin në drejtim të njësiteve policore, por për fat të mirë nuk ka të plagosur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, ka informacione për raste të ndalimit dhe keqtrajtimit të qytetarëve shqiptarë, duke u shkaktuar lëndime dhe dëme materiale në automjetet e tyre nga personave që dyshohet se janë organizatorë të bllokimit të rrugëve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.