Kukës-Zyrih dhe Kukës-Stamboll, Rama: Ja çmimet e biletave

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot skeptikëve dhe mosbesuesve për Aeroportin e Kukësit. Sipas tij, tashmë ata dhe të tjerët janë të lirë ta përdorin këtë aeroport.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ngritja e këtij aeroporti nuk ishte për fushatë, por një punë konkrete.

“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum në portën e hapur të qiellit të Kukësit.

Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti.

*** 1€ + taksat domethënë:

Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR”, shkruan Rama.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.