FOTO/ Kamerieri vrau 41-vjeçarin në Sarandë

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e 41-vjeçarit Klodian Bakiaj në Sarandë.

Shkak është bërë një vend parkimi.

Mësohet se Xhanelo Tarja, 24 vjeç (në foto), i cili punonte kamerier në një restorant, ka qëlluar me thikë Bakiajn. Ky i fundit kishte parkuar mjetin para restorantit ku punonte i riu.

24-vjeçari nga Laçi nisi të debatonte me viktimën nga Tepelena për lirimin e vendit të parkimit.

Sherri ka degjerneruar dhe i riu e goditi dy herë me thikë Bakiajn. Vrasja ka ndodhur pranë ambienteve të restorantit, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Bakiaj u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.