Sandër Lleshaj pa kostumin zyrtar, ja çfarë bën pas dorëheqjes (Foto)
Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht, Sandër Lleshaj është shfaqur sot pa kostumin e ministrit, i relaksuar dhe duke bërë ngjitje në mal.
Sandër Lleshaj ka zgjedhur të publikojë këtë foto në “Facebook”-un e tij, pa asnjë koment, në një ditë kur Bledi Çuçi u betua sot në Presidencë si ministri i ri i Brendshëm.
Kujtojmë që kryeministri Rama pranoi dorëheqjen e tij pas ngjarjes së rëndë ku një 25-vjeçar u vra nga një punonjës policie.
“Kur u thirra nga Edi Rama për të kryer detyrën e ministrit të Brendshëm në vitin 2018, isha krejt i vetëdijshëm për atë që më priste. Duhej të ecja në një fushë të minuar herët, që nga dita e krijimit të shtetit shqiptar”, do të shprehej Lleshaj në një deklaratë menjëherë pas dorëheqjes.

Sorry, the comment form is closed at this time.