Sabri Fejzullahu vlerëson Veliajn: Kryetar i çmuar, atë që thua e bën realitet

“Bravo për punën që  bën, çdo gjë thua, të nesërmen e bën realitet me punën. Bravo, të lumtë!”, më këto fjalë iu drejtua këngëtari i mirënjohur nga Kosova, Sabri Fejzullahu kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë eventit për çeljen e sezonit turistik në Tiranë që u organizua në Sheshin “Italia”.

“Faleminderit nga zemra kryetar i çmuar dhe shumë i respektuar tek ne në Kosovë, për punën, menaxhimin dhe angazhimin tënd 24 orë, që bën për t’u sjellë fëmijëve që jetojnë në Tiranë, më shumë ajër. Bravo për punën që  bën, çdo gjë thua, të nesërmen e bën realitet me punën. Bravo, të lumtë!”, pohoi këngëtari.

Sabri Fejzullahu gjithashtu u vlerësua me medalje mirënjohjeje nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.