Sa teste të shpejta u bënë në 24 orët e fundit? Ministria e Shëndetësisë jep detajet
Në bilancin e sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë pritej një numër më i madh i testimeve të kryera në 24 orët e fundit, pasi nga dje u futën testet e shpejta.
Por në përditësimin e sotëm ministria njoftoi se në total janë bërë 2532 testime, duke përfshirë këtu tamponët (PCR) por edhe testet e shpejta dhe rezultati ishte 753 qytetarë të infektuar.
Ministria jep vetëm numrin total të testimeve të bëra dhe nuk i ndan sa ishin tamponë (PCR) dhe sa teste të shpejta. Prej ditës së Hënë nisi aplikimi i testeve të shpejta në vendin tonë. Ndërkohë që në spitale sipas Ministrisë së Shëndetësisë situata paraqitet e qëndrueshme.
“Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar” njoftoi ministria.
Sorry, the comment form is closed at this time.