‘Gazi rus’/ Von der Leyen: Të përgatitemi për më të keqen

“BE duhet të përgatitet për më të keqen në furnizimet me gazin rus”, kështu është shprehur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen.

Presidentja e KE-së, në një intervistë për gazetën spanjolle, “El Mundo”, tha se kjo krizë vjen si pasojë e ndërprerjes së plotë të gazit nga Rusia për 12 vende anëtare të BE.

“Meqenëse Rusia tashmë ka ndërprerë plotësisht ose pjesërisht furnizimin me gaz për 12 vende anëtare të BE-së, ne të gjithë duhet të përgatitemi për situatën më të keqe”, tha Von der Leyen për gazetën në gjuhën spanjolle.

Ndërkohë, Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha më 26 korrik se Bashkimi Evropian nuk do t’i dorëzohet “shantazhimit” të Moskës, pasi “Gazprom” njoftoi për një tjetër reduktim të madh të gazit përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1, i cili lidh Rusinë me Gjermaninë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.