Covid-19/ Rastet shqetësuese në Tiranë, ISHSH shton kontrollet në terren

Rritja e shifrave të infektimeve me Covid-19 dhe numrit të viktimave në 24 orë ka intensifikuar monitorimin dhe kontrollet e kryera nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor për mbajtjen e maskave dhe zbatimin e masave anti-Covid.

Vetëm sot në qytetin e Tiranës janë zhvilluar 1013 monitorime, 832 individë dhe 181 subjekte janë këshilluar dhe monitoruar për vendosjen e maskës dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Ndërsa që nga fillimi i 2021 janë kryer gjithsej 76 928 inspektime dhe monitorime në subjekte të ndryshme dhe janë këshilluar 55 896 individë.

Gjithashtu është vendosur 1 gjobë dhe janë mbyllur 33 aktivitete të konstatuar në shkelje të ligjit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.