Rritja e rasteve me Covid-19/ Manastirliu: Mos neglizhoni vaksinimin
Pas rritjes së rasteve të reja me Covid-19 në Shqipëri, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përsëritur apelin për vaksinim.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se kjo situatë kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët.
“Rritja e rasteve të infektimeve ditore, shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 10 mijë rasteve aktive me Covid-19, kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët. Mos e neglizho vaksinimin anti-Covid”, shkruan ministrja.
”Rritja e rasteve të infektimeve ditore, shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 10 mijë rasteve aktive me Covid-19, kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët”, mbyllet postimi i saj.
Sorry, the comment form is closed at this time.