Rritja e çmimeve, qytetarët protestojnë sërish përpara Kryeministrisë

Qindra qytetarët janë mbledhur sot përpara Kryeministrisë dhe po protestojnë kundër rritjes së çmimeve. Mësohet se ka pasur një incident të vogël me drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë tentuar që të kalojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Por gjithçka më pas është qetësuar dhe mjetet janë kthyer pas. Tashmë i gjithë bulevardi është i bllokuar. Qytetarët me pankarta në duar, kanë lëshuar thirrje kundër rritjes së çmimeve.

Kujtojmë se kjo është protesta e dytë që zhvillohet kundër rritjes së çmimeve, e cila është organizuar online në mediat sociale.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.