Rriten sërish temperaturat, moti me diell dhe sot

Territori shqiptar gjatë paradites paraqitet me kthjellime përgjatë vijës bregdetare, ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta do të ketë në zonën e ulët dhe zonen malore.

Pjesa e dytë e ditës karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.

Era do të fryjë e lehte me shpejtësi 28 km/h drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1- 2 ballë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.