ISHP: Shkaqet pse po shtohen infektimet me Covid-19
Ditët e fundit, në Shqipëri ka pasur rritje të rasteve me Covid-19.
219 qytetarë të infektuar janë regjistruar në 24 orët e fundit, e pasqyruar kjo te raportimi ditor i Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa numri i rasteve aktive në të gjithë territorin është 829.
Ekspertja e ISHP, Rovena Daja, tha se se numri i rasteve në rritje është një trend që po ndiqet në të gjithë rajonin.
Arsyet, sipas saj, janë eventet e fundit që janë zhvilluar dhe ardhja e turistëve të huaj.
Daja theksoi se ka rënë interesi i personave që kërkojnë të vaksinohen. Por duke parë rastet në rritje të ditëve të fundit, ka pasur kërkesa të shtuara, kryesisht nga moshat e thyera që bëjnë dozat e treta ose të katërta dhe të rinjtë.
Sipas mjekes, nuk përjashtohet mundësia të ndeshemi sërish me valë të tjera infektimesh, por megjithatë, sipas saj, mutacionet e ardhshme priten të jenë më të moderuara dhe me fuqi infektimi më të vogël.
Sorry, the comment form is closed at this time.