Rrihet dhe grabitet taksisti në mes të rrugës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kumanovë, ku një taksist është rrahur dhe grabitur nga personat pasagjerë që po i transportonte.

Rastin e kanë bërë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Me datë 03.07.2022 në Stacionin Policor Kratovë, M.S. nga fshati Filipovci i Kratovës ka raportuar se një person ka dalë para shtëpisë së tij me lëndime nga një sulm fizik. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë dhe është konstatuar se bëhet fjalë për personin me iniciale G.Z.(49 vjeçar) nga Kumanova me profesion taksist. Në një bisedë zyrtare me zyrtarët policorë ka raportuar se është thirrur me taksinë e tij për të transportuar disa persona nga fshati Vakv për në Kumanovë, të cilët e kanë sulmuar fizikisht dhe i’a kanë marrë makinën e tipit “Volksëagen Passat” dhe celularin”, njofton MPB.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.