Aksidenti/ “Benz”-i luksoz del nga rruga dhe përplas rëndë kalimtaren

Një automjet doli nga rruga pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Xhanfize Keko”, në zonën e Porcelanit.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet e publikuara në media, makina luksoze e tipit “Benz” ka dalë nga rruga, duke përfunduar në trotuar.

Mësohet se një këmbësore rreth të 30-ve mbeti e plagosur, pasi u përplas nga automjeti.

Në vendin e ngjarjes shkoi ambulanca dhe forcat e policisë, që po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.