Bie tenda e kalçetos, policia: Si ndodhi ngjarja

Policia e Sarandës ka dalë me një njoftim për mediat mbi ngjarjen që ndodhi pak minuta më parë, në një fushë minifutbolli, ku pas rënies së tendës mbrojtëse i plagos një person.

Njoftimi zyrtar

Sot, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.