Zjarret/ Dy qarqet me rrezikun më të lartë 

Përmes rrjeteve sociale, IGJEUM, bën të ditur se Tirana dhe Fieri janë qarqet me rrezikun më të lartë nga zjarret, për shkak edhe të temperaturave të larta të këtyre ditëve.

“Sot pasdite (e diel, datë 3 korrik) dhe nesër (e hënë, datë 4) pritet nivel rreziku ‘i lartë’ në Qarkun e Tiranës dhe Fierit, ndërsa në qarqet e tjerë pritet rrezik ‘i moderuar’.

Por edhe në disa zona pritet rrezik “i lartë”, si në Shkodër (Perëndim dhe Jug), Kukës (Qendër), Dibër (Perëndim), Lezhë (Qendër), Elbasan (Perëndim), Berat (Perëndim), Vlorë (Veri) dhe Gjirokastër (Qendër).

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme”, thuhet në parashikimin e IGJEUM.

Ndërkohë lidhur me motin, IGJEUM parashikon se sot pasdite (e diel, dt.03) dhe nesër (e hënë, dt.04) priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Nesër (e hënë, datë 4 korrik) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

-në bregdet: 25-33 °C

-në vendet e ulëta: 22-35 °C

-në vendet malore: 16-29 °C.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.