Roma nis vaksinimet kundër lisë së majmunit
Instituti ‘Spallanzani’ do të nisë vaksinimin kundër lisë së majmunëve, për kategoritë e përcaktuara nga ministria e Shëndetësisë.
Kjo është bërë e ditur nga rajoni i Lacios.
Ata që bëjnë pjesë në kategoritë e renditura në qarkore (personeli laboratorik me ekspozim të mundshëm të drejtpërdrejtë ndaj virusit homoseksualët, transgjinorët, biseksualët dhe burrat e tjerë që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra (MSM), të cilët bëjnë pjesë në disa kategori specifike rreziku) mund të rezervojnë duke dërguar një email të publikuar nga ministria e Shëndetësisë.
Sorry, the comment form is closed at this time.