Rishfaqen pula të ngordhura në Shëngjin

Një numër i madh pulash të ngordhura janë gjetur gjatë mesditës së sotme në brigjet e Shëngjinit. Nuk dihet ende se si kanë ngordhur si edhe origjina e tyre, por ka dyshime të forta se bëhet fjalë për ndonjë pulari në zonë, e cila është prekur nga gripi i shpendëve.

Më herët, vatra të gripit të shpendëve janë shfaqur në Durrës, Shkodër si edhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë duke i shkaktuar ekonomisë së vendit një dëm të madh.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.