RIINFEKTIMET/ Mjeku i Urgjencës në QSUT paralajmëron të shëruarit nga COVID-19

Mjeku i Urgjencës në QSUT, Ilir Allkja, ka folur për rastet e riinfektimeve me COVID-19.

Allkja thotë se ka ndeshur raste që riinfektohen edhe pas 3 muaj nga shërimi, por që përgjithësisht e kalojnë lehtë.

Gjithsesi, ai ka parë edhe një rast fataliteti të një personi me aftësi të kufizuar rreth 30-40 vjeç, i cili pasi u infektua herën e dytë me COVID-19 humbi jetën.

“Ne s’kemi standarde as baraz me shtetet ballkanike. Shumica besojnë atë që prekin, jo atë që thuhet. Në rastin e kësaj epidemie fundi do jetë aty ku do të imunizohet tufa, shumica e njerëzve. Sipas meje, duhet të jemi mbi 40%.

Kam parë t’u kthehet COVID-19 pacientëve për 3 muaj. Thuhet që në momentin e një riinfektimi, shfaqet me më pak shenja, në miniaturë. Kam ndjekur edhe një rast fatal për herë të dytë. Ka qenë midis 30-40-ave. Ishte invalid. Riinfektimi përfundoi fatal për të. Dua t’ju bëj një thirrje atyre që e kanë kaluar COVID-19, duhet të ruhen. Kam ndeshur dhjetëra raste që e kanë kaluar fare lehtë herën e dytë. Por nuk dihet çfarë do të ndodhë. Më e mira është të ruhemi.

Maska nuk solli impakt pozitiv. Kam parë njerëz që mbajnë maska çfarëdo, burim infektimi, të vjen ndot t’i kapësh me dorë, jo më t’i vendosësh. Maskën, pasi del nga urbani, duhet ta fusësh në çantë dhe më pas të përdorësh maskë tjetër, e jo të përdorësh atë disa ditë,” tha Allkja për “News24”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.