Riaktivizohet zjarri në fshatin Dyshnik të Beratit

Pasi ishte vënë nën kontroll pasditen e sotme, në vatër zjarri në fshatin Dyshnik të Beratit është riaktivizuar sërish 1 orë më parë.

Ishin banorët ata që kanë njoftuar repartin zjarrfikës të Beratit, nga frika se zjarri po përparonte drejt varrezave të fshatit.

Efektivë të shumtë zjarrfikës janë nisur drejt vatrës së zjarrit dhe kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët që ishin futur në parcelat e varrezave, duke shmangur djegien e tyre.

Aktualisht raportohet se zjarri është vënë nën kontroll dhe zona po monitorohet për të shmangur sërish riaktivizimin e vatrave të nxehta të tij.

Zjarri i parë në fshatin Dyshnik u regjistrua pas mesditës së sotme dhe u vu aksidentalisht nga vetë banorët që ishin duke djegur mbeturinat në anë të tokave.

Më pas flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën drejt ullishteve, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.