Reshje shiu deri në fundjavë/ Sinoptikanët: Moti do jetë i paqëndrueshëm

Moti i paqëndrueshëm do të shoqërojë ditët në vijim, përfshirë edhe fundjavën.

Vranësirat dhe reshjet e shiut nuk do të mungojnë, kryesisht në zonat lindore.

“Gjatë fundjavës do te kemi bregdet me mot më të qëndrueshëm. Gjatë orëve të mesditës nuk do mungojnë vranësirat, me mot më të kthjellët, ndërsa reshjet kryesisht në zonat malore. Nga e mërkura deri në fundjavë, mesdita do te ofroje zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe afatshkurtra shiu, kryesisht në lindje. Ndërsa në Perëndim të vendit do të kemi mot më të qëndrueshëm”, shprehen sinoptikanët.

Ndërsa temperaturat kanë pësuar një rënie të lehtë, deri në fundin e javës vlerat do të pësojnë një rritje graduale.

15-ditëshi i parë i këtij muaji do të vijojë me një prezencë të vranësirave dhe temperaturat nuk do ta kalojnë vlerën 30 gradë, pjesa e dytë e qershorit do të shoqërohet me rritje të temperaturave dhe mot me diell për të shijuar ditët në plazh.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.