Reshje në të gjithë territorin, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë moti paraqitet me alternime kthjellmesh dhe vranësirash, të cilat më të dendura do jën në zonat jugore duke sjellin reshje të pakta dhe të izoluara. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet ri-fuqizim i vranësirave në një pjesë të mirë të vendit, duke sjellë reshje të përkohëshme shiu në territorin shqiptar. Në majat e maleve do të ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjelle në brigjet e detare dallgëzim 4 ballë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.