Relacioni/ Çuçi ‘nxin’ punën e Nanos

Qeveria shkarkoi sot Gledis Nanon nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit.

Ministria e Brendshme, e drejtuar nga Bledi Çuçi ka mbushur një relacion të plotë me dështimet e policisë.

Në dokument janë shpjeguar të gjitha detajet dhe arsyet që motivojnë shkarkimin.

Të njëjtat burime tregojnë se, një nga shkaqet është rritja e krimit të organizuar.

Në këtë relacion thuhet se kriminaliteti ka pësuar rritje dhe përmenden edhe disa ngjarje mafioze që kanë ndodhur në mes të ditës.

Sipas dokumentit, bandat kriminale kanë shfrytëzuar neglizhencën e policisë dhe aktiviteti i tyre ka qenë në rritje.

Një tjetër arsye është përfshirja e efektivëve të policisë në botën e krimit.

Në këtë drejtim theksohet se rastet e policisë të përfshira në trafikun e drogës, në shoqërimin e tyre me personat e njohur të krimit kanë qenë të shpeshta.

Është përmendur gjithashtu edhe rasti i Morinës, ku më shumë se 30 efektivë ishin zhytur në skemë korrupsioni.

Sipas shifrave zyrtare, deri tani janë shënuar 37 vrasje me 43 viktima, 10 prej të cilave janë krime brenda familjes.

Në total, janë zbardhur 25 prej tyre, ndërkohë që hetimet vijojnë për 13 krime të tjera.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.